mercoledì 23 maggio 2012

Filmimet e dy holandezëve në Lazarat, hashashi në oborret e shtëpive 3 m i lartë…(FOTO)

Dy djem hollandez, Daan Vonk dhe Theo Roelofs kanë realizuar në Shqipëri një video-dokumentar me anë të të cilit tregojnë se në Lazarat kanabisi kultivohet njësoj si qepët dhe domatet e fermerëve. Ata kanë vizituar vitin e kaluar Shqipërinë, duke shëtitur me dy motorra ndërsa kanë hyrë dhe kanë xhiruar lirisht edhe aty ku policia e ka pothuaj të pamundur për shkuar. Nga pamjet duket qartë se djemtë janë të ngazëllyer nga e gjitha kjo dhe tregojnë bimët e hashashit që janë të mbjella në oborret e shtëpive dhe që sipas tyre arrijnë gjatësinë 3 metra. Ato tregojnë gjithashtu për bujarinë e vendasve të cilët u kanë dhënë falas hashash ndërsa rrëfejnë se i gjithë fshati është i përfshirë në këtë biznes. Madje edhe fëmijët ndihmojnë prindërit e tyre gjatë të korrave.
Dokumentari është 52 minuta e 13 sekonda i gjatë dhe është hedhur në youtube që prej 24 Janarit të këtij vitisjell pasqyron udhëtimin e Daan Vonk dhe Theo Roelofs edhe në Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Divjakë, Sarandë etj.

martedì 22 maggio 2012

Mesazhi i Fundit i Dorianës: Faleminderit Zot për kohën e bukur

Faleminderit Zot që me dhe mundësine për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërine time” – është mesazhi i fundit që Doriana Stafa nga qyteti i Krujës publikoi dje në mëngjes, vetëm pak orë para se të ndodhte aksidenti tragjik, i cili i mori jetën asaj dhe 12 shoqeve të saj të Universitetit Aleksandër Xhuvani.Autobusi ku udhëtonte Doriana Stafa, u rrëzua dje te Ura e Vishës, pranë Himarës

Dëshmia: Para aksidentit shoferi thërriti s’ka frena

Pista më e re që del për shkakun e aksidentit të autobuzit është ajo për mosfunksionimin e frenave. Burime pranë grupit hetimor sipas Portalit Albeu konfirmojne se një prej dëshmive që është dhënë nga një prej të mbijetuarve është se shoferi i autobuzit ka deklaruar se nuk kishte frena para se të ndodhteaksidenti.Para momentit të rrëzimit të autobuzit, shoferi ka thërritur me të madhe se nuk kishte frena dhe se timoni ishte bllokuar. Gjithsesi kjo mbetet një nga tezat paraprake që pritet të konfirmohet zyrtarisht pista eaksidentit.Ndërkohë, në një dëshmi tjetër të publikuar në media, një prej vajzave ka treguar se autobuzi po udhëtonte shumë shpejt.Ndërkohë, zyrtarët e policisë kanë bërë të ditur se shoferi i ndjerë Pëllumb Cela kishte eksperiencë të gjatë në drejtimin e automjetit./albeu.com

lunedì 21 maggio 2012

Regjistron britmat e fqinjes gjate sek*it, i poston ne internet

Britmat e një gruaje tepër të zhurmshme gjatë aktit sek*ual janë shndërruar sensacion në internet, pasi fqinji i saj i ka regjistruar, duke e hedhur të gjithë regjistrimin “online”. Lee Moore, tepër i nevrikosur, ka lënë për më tepër edhe një shënim mbi mbi derën e apartamentin të çiftit në Mançester, shoqëruar me një link ku shfaqej klipin vetëm zanor. Në letër shkruhej: “Për njerëzit që më mbajtën zgjuar gjithë natën duke bërë se*s, herës tjetër mbylleni dritaren! Tashmë jeni në internet, ku mund të dëgjoheni nga të gjithë”. Gjithashtu, ai e ka postuar pjesën zanore dhe shënimin në faqen e tij të Twitterit. Më pas, një mik i tij e ka hedhur edhe nëpër forumet e internetit, ku e kanë dëgjuar mbi 200 mijë njerëz. Britmat e aktit sek*ual, të regjistruara përgjatë 24 sekondash, mund të gjenden në Youtube dhe në faqen muzikore Soundcloud.

martedì 15 maggio 2012

Agnesa Vuthaj “martohet” per Valdrin Sahitin

Vuthaj ne fakt ende eshte beqare dhe vazhdimisht thote se nuk e ka gjetur te princin e saj me kale te bardhe,  por kjo vello e nuserise me te cilen ajo do te paraqitet ne sfilaten e Valdrin Sahitit sigurisht do t’ja ndryshoj mendjen.
Bukuroshes Agnesa Vuthaj definitivisht i shkon shume mire fustani i nuserise.
Nderkaq, analistet e modes do te shikojne per ta gjetur nusen perfekte per sfilatat e tyre. E Vuthaj duket se eshte nje e ketille

Shet Ferrarin Për 1 Euro

Një person në Francë ka shitur Ferrarin e tij model 599 GTO për vetëm 1 euro.
Domenique D. ka shitur makinën e fabrikës së famshme italiane Maranello me këtë çmim qesharak pas vetëm një vit përdorimi sepse nuk ishte dhe aq i kënaqur prej saj.Ferrari 599 GTO arrin shpejtësinë 100 km/h për vetëm 3.3 sekonda dhe në pistë arrin një shpejtësi maksimale prej 335 km/h. Domethënë një makinë e cila nuk mund të blihej nga të gjithë për faktin se në Francë vlerësohej me 400 mijë euro.Por, francezi i pasur ka deklaruar për mediat se “makina është shumë e bukur dhe argëtuese në drejtim, por jo shumë preçize në rrugë”.Duke u nisur nga ky fakt, ideja “gjeniale” për ta shitur, ose më mirë falur atë.

Xhamia E Parë Nën Ujë. Ndiqni foto...

Një grup zhytësish privat nga Arabia Saudite ia dolën ta ndërtojnë xhaminë e parë nën ujë Konstruksionin e xhamisë e punuan nga tubat plastike të mbushura me rërë nën ujin e brigjeve veriperëndimore të qytetit të Tebukut, në afërsi të kufirit me Jordaninë.“Një nga kolegët tanë erdhi në këtë ide verën e kaluar, prandaj ne vendosëm të provojmë që ta bëjmë atë.Në momentin kur e përfunduam ndërtimin e xhamisë ishte koha e namazit të ikdindise kështu që ne e falëm namazin e parë nën ujë në botë.”, tregon zhytësi Hamadan bin Salim Al Masoudi.Trendi për strukturat nënujore vjen disa ditë pasi janë bërë të ditur planet për ndërtimin e një seri hotelesh nënujore në emirate. Në një deklaratë të lëshuar më 2 maj, Drydocks World tha se ka nënshkruar një marrëveshje me një kontraktues zviceran për zhvillimin e një World Discus Hotel, i cili do të jetë pjesërisht i zhytur nën det.“Në të ardhmen do të ndërtojmë pesë hotele nën ujë. Secili prej tyre do të kushtojë mes 50 dhe 120 milion dollarë, varësisht nga dizajni”, tha njëri nga konstruktorët e hoteleve nënujore.

Ky fustan eshte me i ngushte sec duhej per Kim Kardishan? (FOTO)


Kete fundjave Kim Kardishan dhe i dashuri i saj i ri Kayne west kishin vendosur per te shkuar e per te pare sebashku nje ndeshje basketbolli ,deri ketu nuk ka asgje te keqe por mesa duket kimi nuk ka qene dhe aq rehat me fustanin e saj prejh meshini .Pasi ajo gjate gjithe kohes ka ndenjur duke rregulluar fustanin pasi ishte shume i ngushte per trupin e saj te bollshem .Ajo dhe Kayne  gjate gjithe kohes se qendrimit ne stadium kane qene nen vezhgimin e shume  paparaceve dhe te shume tifozeve te ndeshjes.

lunedì 7 maggio 2012

E pabesueshme i riu u kthye ne femer pa asnje nderhyrje!!! (Foto)



I riu Ryan MacKenna ka deshiruar gjithmone te jete vajze.Duke u rritur, enderra e tij, u be realitet ne menyre natyrore!
Pa asnje nderhyrje kirurgjikale apo terapi hormonesh, ndyshimi i gjinise i dedikohet nje mosbalancimit hormonal.
19-vjecari sot Ryan, foli ne gazeten Britanike SUN per pervojen e tij.Sipas tij, kur ai ishte akoma ne shkolle, gjoksi i tij filloj te rritej dhe te pasmet e tij te rrumbullakoseshin ashtu si ndodhte me vajzat e tjera qe beja shoqeri.
<<Transformimi im ishte i mahnitshem.Une kam qene nje djale floke kuq dhe u bera nje grua interesante.Une kurre nuk kisha qime ne fytyre>> deklaroj Britaniku duke thekesuar se ishte shume me fat, sepse kishte miratimin e familjes dhe mbeshtetjen e saj.

Gaforrja me e madhe qe keni pare ndonjehere (FOTO)


‘Mbreti i gaforreve’ vjen nga Tasmania dhe së shpejti do të jetë një nga yjet e akuariumit të qyteteve europiane. E kanë quajtur Claude dhe masat e saj janë impresionuese rreth 40 cm lartësi dhe 6.8 kg është pesha e saj. Ky ekzemplar me dimensione të papara më parë është peshkuar së bashku me dy gaforre të tjera gjigande nga një peshkatar australian dhe i është shitur menjëherë për 3 mijë stërlina një akuariumi anglez. Pas 29 orësh udhëtim dhe dy javë në kuarantinë tani Claude është gati për një tur europian . Në këtë galeri pamjet e para të gaforres gjigande që pozon së bashku me Jemma Battric.

domenica 6 maggio 2012

Unikkatili, këngë të re me Presionin


Është konfirmuar edhe zyrtarisht tashmë se ‘babai’ i repit shqiptar, Viktor Paloka i njohur si Unikkatili, do të lansojë këngën e tij të re në bashkëpunim me anëtarin tjetër të grupit TBA, Presionin. Këtë për Telegrafin e kanë konfirmuar së pari agjenti i njohur shqiptar Nexhat Morina dhe më pas edhe vet menaxhmenti i Unikkatilit, që ka paralajmëruar këngën e re. Ende nuk dihet titulli i këngës së re të Unikkatilit në bashkëpunim me Presionin, por ajo pritet që të lansohet në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit qershor.

giovedì 3 maggio 2012

Nje histori e jashtezakonshme dashurie…


Pas 72 vitesh martesë ata kaluan vetëm një orë të ndarë. Fëmijët e tyre tregojë se historia e tyre ishte vërtet një histori dashurie. Gordon, 94 vjeç dhe Norma Yeager, 90 vjeçe, pësuan një aksident që rezultoi me pasoja tragjike. Jeta e tyre duket se ishte lidhur mes tyre dhe qytetit të vogël State Center. Gordon u largua nga State Canter për të punuar në një fermë me familjen e tij në Minesota, por nuk kaloi shumë kohë dhe ra në depresion kur ishte vetëm 16 vjeç. Nga kjo u detyrua të rikthehet në vendlindje dhe gjatë kësaj kohe ra në dashuri me Normën. Ajo që është interesante në historinë e tyre, është fakti se vdiqën brenda një ore dhe Gordon, edhe pse nuk merrte frymë, zemra e tij vazhdonte të rrihte. Ata ishin të shtruar në një dhomë dhe mbanin të kapura duart me njëri-tjetrin. Djali i tij pasi pa në monitor që zemra e babait vazhdonte të rrihte, i kërkoi infermieres t’i shpjegonte çfarë po ndodhte. Një orë më pas edhe Norma vdiq. Dhe infermierja ka shpjeguar se zemra e Gordonit po priste Normën. E gjitha kjo ngjan si një histori e trilluar, por ajo tashmë është raportuar në të gjitha mediat e botës dhe ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve.