martedì 22 maggio 2012

Dëshmia: Para aksidentit shoferi thërriti s’ka frena

Pista më e re që del për shkakun e aksidentit të autobuzit është ajo për mosfunksionimin e frenave. Burime pranë grupit hetimor sipas Portalit Albeu konfirmojne se një prej dëshmive që është dhënë nga një prej të mbijetuarve është se shoferi i autobuzit ka deklaruar se nuk kishte frena para se të ndodhteaksidenti.Para momentit të rrëzimit të autobuzit, shoferi ka thërritur me të madhe se nuk kishte frena dhe se timoni ishte bllokuar. Gjithsesi kjo mbetet një nga tezat paraprake që pritet të konfirmohet zyrtarisht pista eaksidentit.Ndërkohë, në një dëshmi tjetër të publikuar në media, një prej vajzave ka treguar se autobuzi po udhëtonte shumë shpejt.Ndërkohë, zyrtarët e policisë kanë bërë të ditur se shoferi i ndjerë Pëllumb Cela kishte eksperiencë të gjatë në drejtimin e automjetit./albeu.com

Nessun commento:

Posta un commento