lunedì 23 aprile 2012

“Tupac është i gjallë” … dhe jo vetëm në hologramë



Tupac mund të jetë i gjallë, thotë ish- drejtuesi i studios regjistruese Death Row Records, Suge Knight.Moguli i rap-it, që ishte në timon kur artisti u qëllua në vitin 1996, tha se ai nuk ishte i bindur se këngëtari ka vdekur.Tupac Shakur, që ishte 25 vjeç kur u vra në Las Vegas, u ‘ngjall’ javën e shkuar në skenë përmes hologramës.
Performanca realistike tërhoqi plot 75 mijë fansa, që besonin se rapper-i ishte i gjallë, nisur edhe nga teoritë e shumta konspirative rreth vdekjes së tij.
Knight thotë se ai asnjëherë nuk e pa trupin e këngëtarit pas vdekjes, pavarësisht se ishte aty atë natë.
“Askush nuk e ka parë Tupac të vdekur,” tha ai.
Knight, që ka historitë e tij me drejtësinë pasi është arrestuar disa herë, ishte akuzuar se ka paguar vetë për vrasjen e Tupac, një akuzë që e ai e ka hedhur poshtë.

Nessun commento:

Posta un commento