domenica 6 maggio 2012

Unikkatili, këngë të re me Presionin


Është konfirmuar edhe zyrtarisht tashmë se ‘babai’ i repit shqiptar, Viktor Paloka i njohur si Unikkatili, do të lansojë këngën e tij të re në bashkëpunim me anëtarin tjetër të grupit TBA, Presionin. Këtë për Telegrafin e kanë konfirmuar së pari agjenti i njohur shqiptar Nexhat Morina dhe më pas edhe vet menaxhmenti i Unikkatilit, që ka paralajmëruar këngën e re. Ende nuk dihet titulli i këngës së re të Unikkatilit në bashkëpunim me Presionin, por ajo pritet që të lansohet në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit qershor.

Nessun commento:

Posta un commento