giovedì 3 maggio 2012

Nje histori e jashtezakonshme dashurie…


Pas 72 vitesh martesë ata kaluan vetëm një orë të ndarë. Fëmijët e tyre tregojë se historia e tyre ishte vërtet një histori dashurie. Gordon, 94 vjeç dhe Norma Yeager, 90 vjeçe, pësuan një aksident që rezultoi me pasoja tragjike. Jeta e tyre duket se ishte lidhur mes tyre dhe qytetit të vogël State Center. Gordon u largua nga State Canter për të punuar në një fermë me familjen e tij në Minesota, por nuk kaloi shumë kohë dhe ra në depresion kur ishte vetëm 16 vjeç. Nga kjo u detyrua të rikthehet në vendlindje dhe gjatë kësaj kohe ra në dashuri me Normën. Ajo që është interesante në historinë e tyre, është fakti se vdiqën brenda një ore dhe Gordon, edhe pse nuk merrte frymë, zemra e tij vazhdonte të rrihte. Ata ishin të shtruar në një dhomë dhe mbanin të kapura duart me njëri-tjetrin. Djali i tij pasi pa në monitor që zemra e babait vazhdonte të rrihte, i kërkoi infermieres t’i shpjegonte çfarë po ndodhte. Një orë më pas edhe Norma vdiq. Dhe infermierja ka shpjeguar se zemra e Gordonit po priste Normën. E gjitha kjo ngjan si një histori e trilluar, por ajo tashmë është raportuar në të gjitha mediat e botës dhe ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve.

Nessun commento:

Posta un commento