Dy djem hollandez, Daan Vonk dhe Theo Roelofs kanë realizuar në Shqipëri një video-dokumentar me anë të të cilit tregojnë se në Lazarat kanabisi kultivohet njësoj si qepët dhe domatet e fermerëve. Ata kanë vizituar vitin e kaluar Shqipërinë, duke shëtitur me dy motorra ndërsa kanë hyrë dhe kanë xhiruar lirisht edhe aty ku policia e ka pothuaj të pamundur për shkuar. Nga pamjet duket qartë se djemtë janë të ngazëllyer nga e gjitha kjo dhe tregojnë bimët e hashashit që janë të mbjella në oborret e shtëpive dhe që sipas tyre arrijnë gjatësinë 3 metra. Ato tregojnë gjithashtu për bujarinë e vendasve të cilët u kanë dhënë falas hashash ndërsa rrëfejnë se i gjithë fshati është i përfshirë në këtë biznes. Madje edhe fëmijët ndihmojnë prindërit e tyre gjatë të korrave.
Dokumentari është 52 minuta e 13 sekonda i gjatë dhe është hedhur në youtube që prej 24 Janarit të këtij vitisjell pasqyron udhëtimin e Daan Vonk dhe Theo Roelofs edhe në Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Divjakë, Sarandë etj.